Fshati Stubëll, një vit pas rastit të parë me Covid-19 në Kosovë.
Stublla i Komunës së Vitisë ishte i pari në Kosovë që u izolua si pasojë e shfaqjes së një rasti pozitiv me COVID -19.
Në fakt, bëhet fjalë për një 77 vjeçar, që atë kohë, u bë pacienti i parë me këtë virus që u shtri në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Mihill Martini, që pati ardhur nga Italia në Kosovë, tha se e kaloi me shumë vështirësi koronavirusin.
Për këtë shkak, 13 marsin e 2020, bashkëfshatarët e tij e kujtojnë si një ditë “tmerri”.
Bile njëri nga ta e krahasoi këtë virus me shkuarjen e forcave serbe atje më 1999.