Tahiri i PDK-së: Vendimi i ZREE-së do t’i rrisë kërkesat e qytetarëve për ta lëshuar Kosovën

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Tahiri: Vendimi i ZRrE-së do t’i rrisë kërkesat e qytetarëve për ta lëshuar Kosovën.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, është i dëmshëm për jetën e qytetarëve dhe rëndon shumë jetën e tyre.

Në një konferencë urgjente për media pasi kanë lëshuar sallën e Kuvendit, ai tha se mosangazhimi i Qeverisë e ka sjell dhe po e rëndon gjendjen sociale në Kosovë.

“Paga e një mjeku, e një punëtori, e një arsimtari e cilido që paguhet nga buxheti dhe nga ai privat e bën të papërballueshme koston e jetesës. Kemi kërkuar nga Qeveria dhe nga ZRrE që të merren masa dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, këta kanë qëndruar të heshtur. I kemi ngritur të gjitha shqetësimet tona edhe për menaxhmentin e KEK-ut, në anën tjetër i kemi paralajmëruar edhe dështimet e tyre, mosangazhimin e tyre dhe në vazhdimësi kemi parë një mosangazhim, një mospërfillje të asaj që po e prek Kosovën”.

“Në vendin tonë tashmë kemi një fluks masiv të largimit të njerëzve nga Kosova. 50 mijë aplikime janë bërë në muajin dhjetor, në janar rreth 48 mijë të qytetarëve. Vendim i sotëm i ZRrE-së, besomni që veç sa do t’i rrisë edhe më shumë kërkesat për ta lëshuar Kosovën pasi po u bëhet jeta e papërballueshme. Mosangazhim i Qeverisë Kurti, e ka vështirësuar jetën tonë”, tha Tahiri.

“Ne sot propozuam mocion për futjen në mënyrë urgjente një pikë që lidhet me vendimin e anulimit të ZRrE-së, vendimin të cilin e shpjeguam dhe një gjë e tillë nuk është votuar nga mazhoranca. Po e shohim një lidhje të mirë mes Qeverisë dhe ZRrE-së”.

Tahiri tregoi edhe arsyen e lëshimit të sallës së Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk e pamë të arsyeshme që të vazhdojmë më tutje në një seancë ku temat tjera janë krejt të parëndësishme në krahasim me këtë vendim të ZRrE-së”.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img