Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava të gjithë besimtarët myslimanë u uron Muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Përmes agjërimit, besimtari mysliman synon të jetë më i devotshëm, më i përkushtuar, më i ndjeshëm, më racional, më human dhe më tolerant, në raport me vetveten, familjen, komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi”, ka thënë Tërnava në një adresim për media. Ai ka përmendur edhe luftën e Rusisë në Ukrainë, duke bërë thirrje që në këtë Muaj të Ramazanit të ketë sa më shumë lutje për paqe, qetësi dhe mirëkuptim.





