9 C
Geneva
Friday, April 19, 2024

Themeluesi i LDK-së godet liderët për debaklin që pësoi kjo parti në zgjedhje

Njëri ndër themeluesit e LDK-së godet liderët për debaklin që pësoi kjo parti në zgjedhje.

brahim Berisha, një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare ka komentuar zhvillimet brenda LDK-së.

Profesori universitar, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se cila është arsyeja e humbjes së LDK-së.

Berisha ka thënë se liderët e LDK-së kanë punuar kotur për t’i mbajtur anëtarët e saj ku ishin para 20 vjetëve.

“Një nga arsyet kryesore të humbjes së LDK-së është se liderët e saj punuan t’i mbajnë kotur anëtarësinë atje ku ishin para 20 vjete. Ndërsa, nga atëherë në tregun elektoral kanë hyrë 20 gjenerata të reja që nuk duan të koten nën hijen e liderëve pa të ardhme”, ka shkruar Berisha.

Ibrahim Berisha, në vitin 1989 ishte një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kryesinë e parë dhe të dytë të së cilës u zgjodh anëtar.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img