33.9 C
Geneva
Saturday, June 21, 2025

TRASTË ËNDËRRASH një poezi nga Bekim I. Blaku

- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Me dorën time mblodha
Edhe lulen e fundit
Të kësaj vere

Me hithër regja kohën e heshtjes
Që heshtte kohën pafundësisht
Dhe ditën që ikte drejt natës

Ndjenjën hergjelë
Por të brishtë
Shëtita lugjeve të dëshirave
Ku ka dhe togje lulesh tjera

Më sill me vete
E falma një natë
Një trastë përplot
Ëndërra të bardha

Që sot
E deri
Në pranverë.

Berlin, 3 tetor 2021

Të Fundit
Postimet më të lexuarat
- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img