fbpx
-15.2 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

Tubimi informues në Gjenevë ndryshimet përkeqësuese ligjore në Zvicër

Ndryshimet përkeqësuese ligjore në Zvicër

Tubimi mbi Ligjin për të huajt dhe për intergim me anëtarët dhe të interesuarit tjerë në gjuhën shqipe në Gjenevë ishte i suksesshëm, Jo vetëm për sa i përket pjesëmarrjes së 40 personave nga kontekste të ndryshme, por edhe temat që u trajtuan. Suksesin e mundësoi fakti që ngjarja u mbajt në gjuhën amtare të anëtarëve dhe të të intersuarve tjerë. Pjesëmarrësit ishtin të gjeneratave të ndryshme dhe nuk mungonin as gratë e as të rinjtë. Në tubim morrën pjesë edhe dy përfaqësues të Konsullatës së Republikë së Kosovës.

Ligji i ri për të huaj dhe për integrim (AIG/LEI), i cili ka hy në fuqi nga 1 janari 2019, shënon disa ashpërsime në lëmin e të drejtave të të huajve. Të prekurit duhet të informohen mirë dhe të ngulin këmbë në të drejtat e tyre.

Cilat janë risitë e AIG/LEI?

AIG/LEI definon rishtas kriteret e integrimit. Këto janë përcaktuese për dhënien, degradimin apo edhe tërheqjen e lejeve. Njëri nga këto kritere është aftësia e komunikimit në njërën nga gjuhët zyrtare (jo dialektet) të vendit. Kërkohen nivelet vijuese të njohurive gjuhësore: A1 me gojë për leje qëndrimi vjetor; A1 me shkrim për lejen e përhershme të qëndrimit; B1 me gojë, A1 me shkrim për lejen e përhershme të parakohshme; B1 me gojë, A2 me shkrim për marrje të shtetësisë. Secili Kanton mund të përcaktojë një nivel ë të lartë. Andaj është me rëndësi, informimi në Kantonin dhe Komunën banuese.

Si mund të veprojnë të prekurit e mundshëm?

Gjithsesi duhet ngulur këmbë në të drejtën ligjore dhe bëhet ankesa ndaj një vendimi të tillë. Në secilin vendim të autoriteteve është e shënuar edhe mundësia e ankesës dhe afati i vlefshëm. Me rëndësi është në rast ankese të respektohet afati dhe që ankesa të arsyetohet mirë. Anëtarët e Unia, të cilët janë të pasigurt se a duhet të ankohen ne vendimin e autoriteteve, gjegjësisht nuk e dinë se si bëhet ankesa, duhet gjithsesi të kërkojnë ndihmën e sekretariatit të tyre të Unia-s. Është me rëndësi që secili të luftojë për të drejtën e tij dhe që në rast padrejtësie të bëhet ankesa.

Marrrëveshjet ndërshtetërore mes Zvicrës dhe vendit amë

Përpos trajtimit të ligjit të ri për të huajt dhe për intergim u trajtuan edhe ngjarje tjera me rëndësi të veçantë për komuinitetin shqiptar në Gjeneve dhe Zvicër: Fuqizimi i Marrëveshjes ndërshtetërore mbi Sigurmet Shoqërore mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila në radhë të parë falë angazhimit e mbështetjes kryesore nga sindikata Unia dhe sindikalistëve e veprimtarëve shqiptaro-zviceranë, pas gati 10 viteve ndërprerje diskriminuese ka filluar të zbatohet që nga 1 shtatori i vitit 2019, me çka edhe shtetasit e Kosoves te kthyer nga Zvicra do të marrin pensionet që u takojnë. Mjerisht vetëm nga rifuqizimi i marrëveshjes e jo edhe për periudhën kohore gati 10 vjeçare në mungesë të marrëveshjes, gjë që nuk ka menjauar ende tërësisht diskriminimin që u është bërë atyre nga autoritetet përgjegjëse të të dyja shteteve. Pas trajtimit të kësaj çështjeje në disktimin u perfshine edhe perfaqësuesit Konsulates së Kosovës në Gjenevë. Çështja e tretë që u trajtua në këtë tubim informues ishte edhe ajo e Marrëveshjes ndërshtetërore për Menjanimin e Tatimit të Dyfishte, gjegjësisht deklarimi i tatimeve në Zvicër, i cili në ndërlidhje edhe me përkeqësimet tjera ligjore mund të ketë pasoja për shtetasit e shtetve të treta, ku hyjne edhe vendet amë të bashkëkombasëve tanë (Shqipëria, Kosova, Madedonia si dhe shtete tjera te Evropës juglindore)

Manifestim i sukseshëm në gjuahën e parë

Merita për manifestimin e suksesshëm u takon edhe organizatorëve të kësaj veprimtarisë informative, sekretares sindikaliste shqiptare Linda Maliqi Rexhaj dhe sekretarit tjetër shumvjeqar të sindikatës Unia, Nasuf Nuhiu. Diskutimet pas prezantimeve, pyetjet që u bënë dhe interesi i përgjithshëm ishin të mëdha. Diskutimet pas refeerateve treguan se sa janë të shqetësuar njerëzit nga ndryshimet në ligj dhe i gjithë diskursi politik sa i përket migracionit në Zvicër e posaqërisht gjithçka që ka të bëjë me shtetasit e të ashtuquajturave shtete të treta. Anëtarët e pranishmi e kuptuan dhe vlerësuan angazhimin e sindikatës Unia në lidhje me shqetësimet dhe preokupimeet e tyre dhe se ajo është vigjilente dhe do t’i mbështesë prore ata.

Përparësia e tubimit informativ në gjuhën amtare të anëtarëve dhe migrantëve u mundësoi atyre pos tjerash që të shtrojnë shumë pyetje. Kjo ngjarje informative specifike e gjuhën amtare bëri që ata të artikulojnë shqetësimet dhe nevojat e tyre në gjuhën e tyre të parë dhe të përfshihen lehtas dhe aktivisht në diskutime. Kjo ndoshta e bëri mbrëmjen kaq të suksesshme. Një fakt që duhet të merret parasysh edhe në ngjarjet e manifestimet e ardhshme. Është në interesin e përbashkët që njerëzit të marrin informacionin e nevojshëm dhe pastaj mund të mbrohen në përputhje me rrethanat.

Angazhimi solidarizues bjen shumë favore për të gjithë

Andaj si përfundim u kuptua se organizimi dhe angazhimi në sindikatë ia vlenë jo vetëm sa i përket përmirësimit të kushteve të punës dhe jetesës në Zvicër, por edhe sa i përket mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të migrantëve. Të arrituarat shoqërore dhe njerëzore në Zvicër janë rezultat i angazhimit silidarizues dhe luftës së gjatë dhe të pandërprerë sindikaliste. Ne jemi pjesë edhe e kësaj shoqërie dhe duhet të marrim pjesë jo veetëm në jetën ekonomike dhe në kryerjen e detyrimeve automatike, por edhe të përfshimi nënjetën shoqërore e politke dhe të jeetësojmë të drejtat në përputhje me të arriturat e shoqërisë njerëzore, të dretja këto që janë të garantuara me Kartën e Kombeve të Bashkuara për të Dretjat e Njeriut e Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe atë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), e që nuk janë në kundërshti edhe me Kushtetutën e Zvicrës dhe të arriturat e shoqërisë zvicerane./albswiss.com/

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img