Turqia reagon ashpër për hapjen e Ambasadës: Udhëheqësit kosovarë të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Turqia reagon ashpër për hapjen e Ambasadës: Udhëheqësit kosovarë të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm

turqia-reagon-ashper-per-hapjen-e-ambasades:-udheheqesit-kosovare-te-heqin-dore-nga-ky-hap-i-papergjegjshem

MPJ e Turqisë reagon për ambasadën në Jerusalem.

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar lidhur me hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke theksuar se janë të shqetësuar thellë për këtë dhe se e dënojnë fuqishëm si akt.

“Vendimi i marrë nga udhëheqësit e një populli që u ballafaqua me vuajtje të mëdha për hir të fitimit të pavarësisë së saj, duke injoruar gjendjen e vështirë të palestinezëve, të cilët kanë jetuar nën-okupim për dekada dhe kanë vuajtur shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut , është jashtëzakonisht për të ardhur keq”, thuhet në reagim.

Tutje u shtua se duke vepruar në këtë mënyrë, udhëheqësit kosovarë kanë vepruar në kundërshtim me parametrat e vendosura të procesit të paqes, duke përfshirë rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara për statusin e Jerusalemit.

“Dhe duke dëmtuar vizionin e një zgjidhje në mes dy shteteve dhe shpresat e paqes në rajon”.

Përmes një reagimi të bërë nga kjo ministri në rrjetet sociale i është bërë thirrje lidershipit kosovar që të heq dorë nga ky hap, të cilin e cilësojë të papërgjegjshëm.

“Ne i inkurajojmë udhëheqësit kosovar që të dëgjojnë mendjen e shëndoshë dhe të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm”, thuhet ndër të tjerash në reagim.

Ambasada e Kosovës në Jerusalem është hapur sot, ndërsa më parë presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan kishte kërkuar nga Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, që ta ri-konsideronte një veprim të tillë duke thënë se një gjë e tillë mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës.

Të ngjajshme

Kjo është kërkesa e gastronomëve nëse mbyllen lokalet për 12 ditë

albswiss.com

Ministria e Shëndetësisë tregon kur do të fillojë vaksinimi i qytetarëve

albswiss.com

Rukiqi, Qeverisë: Pse nuk u ashpërsuan masat gjatë fushatës?

albswiss.com