U infektua për herë të dytë me Covid-19, Ramadani ka një apel për qytetarët

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, është infektuar për herë të dytë me virusin Covid-19.

Për këtë ka njoftuar vet ai përmes një postimi në “Facebook”.

Ramadani ka bërë apel tek qytetarët që të kujdesen dhe të vaksinohen kundër virusit Covid-19.

“Kam rezultuar pozitiv në SARS CoV-2!

Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem bartni maskat nē çdo vend dhe vaksinohuni!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Të dsshur qytetarë!

Kam rezultuar pozitiv në SARS CoV-2!

Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem bartni maskat nē çdo vend dhe vaksinohuni!

Qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura.

Masat parandaluese duhet të zbatohen nga secili.

Andaj ju lutem:

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Vaksinohuni

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img