fbpx
-18.5 C
Geneva
Wednesday, January 22, 2025

U infektuan me koronavirus, vdesin tre persona në Gjilan

Tre persona me COVID-19 kanë vdekur në Spitalin e Gjilanit, brenda 24 orëve të fundit.

Dy nga ta kanë vdekur dje, ndërsa tjetri mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli.

“Po, tre persona kanë vdekur. Dy dje dhe një tjetër sot në mëngjes. Janë dy 69-vjeçarë dhe një 62-vjeçar. Dy janë nga Kamenica dhe një nga Vitia”, ka deklaruar Ismajli.

Ndërkohë, të hënën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit rreth situatës me koronavirus në vend.

Të hënën u konfirmuan 827 raste të reja me koronavirus dhe janë shëruar 518 të tjerë. Po ashtu të hënën u raportuan 16 raste të vdekjes, duke çuar në 1 mijë e 776 numrine të vdekurve nga koronavirusi

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img