Kjo logo u komentua për keq.
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë prezantimin e logos së re gjatë ditës së sotme.
Edhe pse nuk u prit shumë mirë nga tifozët e Kosovës, ajo mbart në vete disa mesazhe, shkruan lajmi.net.
Në të janë të paraqitura gjashtë yjet e flamurit të Kosovës, një ‘rrotë’ e cila në fakt është simbol i diellit, që është marrë nga Flamuri Dardan (dielli Dardan simbolizon një fillim të ri, ngritje me mundësi të reja, me shenja trimërie).
Dhe gjithashtu është i paraqitur edhe një top, i cili nënkupton se dy forca të reja do të bashkohet si mburojë e zemrës së Kosovës.
Kosova do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë ndaj Lituanisë, të mërkurën me fillim nga ora 20:45.