Një qytetar nga Prizreni është mashtruar keq, pasi ka rënë pre e mashtrimeve përmes mesazheve elektronike.
Viktima kishte pranuar një mesazh se ka fituar një dhuratë dhe në kundërvlere të kësaj dhurate të njëjtit i ishte thënë se duhet të paguajë rreth 20 mijë euro, çka e ka bërë.
Viktima këto para i kishte paguar përmes transaksioneve bankare nga data 20 shkurt 2021 deri më tani, duke mos e ditur se është mashtruar.
Pasi e kishte kuptuar se ka rënë pre e mashtrimit, ai kishte lajmëruar policinë.
Më pas policia në Prizren në konsultim me prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për rastin e mashtrimit.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.