Ukraina thotë se do të miratojë statusin neutral në këmbim të garancisë për siguri

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia u takuan në Stamboll. Sipas nikoqires së takimit, Turqisë, ky ishte rundi me më së shumti përparim deri më tani në procesin e paqes.

Ukraina ka thënë se do të miratojë statusin neutral, një nga kërkesat kryesore të Rusisë,  në këmbim të garancisë për siguri, kanë thënë negociatorët e saj.

Statusi neutral do të nënkuptonte se Ukraina nuk do të bashkohej me asnjë aleancë ushtarake, si NATO-ja, ose baza ushtarake.

Polonia, Izraeli, Turqia dhe Kanadaja mund të jenë ndër garantuesit e mundshëm të sigurisë për Ukrainën.

Propozimet do të përfshijnë gjithashtu një periudhë 15-vjeçare konsultimi për statusin e Krimesë së aneksuar dhe do të hyjnë në fuqi vetëm në rast të një armëpushimi të plotë, tha Ukraina, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img