6.3 C
Geneva
Saturday, November 8, 2025

“Urime Albin, mbaji fjalët”, porosit Daut Haradinaj

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Daut Haradinaj ka reaguar pas zgjedhjes së qeverisë së re të kryesuar nga Albin Kurti.

Albin Kurti ka fituar besimin e deputetëve në Kuvend për të marrë mandatin e dytë si kryeministër i vendit. Nga AAK, Kurti ka pranuar dy urime të menjëhershme. Daut Haradinaj e ka uruar kryeministrin Kurti që t’i mbajë fjalët e tij.

“Urime Albin, mbaji fjalët” ka reaguar Haradinaj në Facebook. Gani Dreshaj ka thënë se është krenar me demokracinë në Kosovë duke uruar pozitën e opozitën për qëndrimin konstruktiv.

“Kosova dha edhe sot një shembull të demokracisë. Pozita dhe opozita ishin tejet konstruktive në ndërrimin e pushtetit.

I uroj Albin Kurtit punë të mbarë, mbajtje të fjalëve e premtimeve, punë më nderë e përkushtim.Uroj që pozitë e opozitë të jenë bashkë kur në pyetje është shteti dhe qytetari, kur në pyetje është kombi dhe perspektiva.

Partitë e pushtetet gjithmonë ndërrohen, por Kosova gjithmonë është ideali dhe qëllimi jonë i përhershëm” shkruan Gani Dreshaj në urimin e tij

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img