fbpx
-18 C
Geneva
Wednesday, January 22, 2025

Vaksinimi i mjekëve kosovarë nga Shqipëria, ky është reagimi i Hoxhajt

Hoxhaj kërkon nga qeveria ta falënderojë Edi Ramën për vaksinimin e mjekëve kosovarë në Shqipëri.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar për vaksinimin e mjekëve kosovarë sot në Kukës.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është një gjest jashtëzakonisht human dhe që duhet përgëzuar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës duke thënë se ka dështuar në sigurimin e vaksinës, andaj siç është shprehur ai, një falënderim për kryeministrin Rama nuk do të ishte i tepërt.

Postimi i plotë:

Një gjest jashtëzakonisht human dhe që duhet përgëzuar i kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar mjekët e Kosovës gjatë ditës së sotme në Kukës. Edhe njëherë u dëshmua në vepër solidariteti vëllazëror në një situatë të rënduar me pandeminë dhe veçmas për mantelbardhët që janë në vijën e parë të betejës me këtë sëmundje.

Fatkeqësisht qeveria e Kosovës dështoi jo vetëm në menaxhimin e pandemisë por edhe në sigurimin e vaksinës. Të paktën, një falendërim publik për Shqipërinë dhe kryeministrin Rama nuk do të ishte e tepërt.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img