21.5 C
Geneva
Saturday, June 7, 2025

Vazhdon të jetë e rëndë gjendja e trevjeçarit të lënduar nga zjarri në Ferizaj

Gjendja e trevjeçarit të lënduar nga zjarri në Ferizaj vazhdon të jetë e rëndë.

Mbrëmjen e së shtunës, një shtëpi në komunën e Ferizajit është përfshirë nga zjarri, ku ka pësuar lëndime trupore një fëmijë trevjeçar.

Gjatë ditës së djeshme, për Klankosova.tv, mjekët raportuan se gjendja shëndetësore e fëmijës ishte e rëndë, për shkak se ka pësuar djegie në mbi 75 përqind të sipërfaqes së trupit.

Në gjendje akoma më të rëndë trevjeçari ka qenë gjatë ditës së sotme, të cilin mjekët arritën ta rikthejnë dy herë në jetë.

Anesteziologu Damir Haxhitasimi, për Klankosova.tv, bëri të ditur se edhe sot gjendja e fëmijës është shumë e rëndë.

“Gjendja e tij është tepër e rëndë, kemi pasur shumë probleme gjatë ditës. Kjo gjendje e tij vjen prej shkallës së lartë të djegies që ai ka përjetuar, diku në mbi 75 përqind të sipërfaqes së trupit. Kudo që trajtohet, si këtu, si jashtë vendit, gjendja e tij është prapë e rëndë. Sot dy herë kemi arritur me e rikthy në jetë, ka pasur probleme të mëdha”, u shpreh ai.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img