Ndërron jetë Xhemajlie Demaçi, bashkëshortja e veprimtarit të ndjerë Adem Demaçi.
Ka ndërruar jetë bashkëshortja e veprimtarit Adem Demaçi, Xhemajlie Demaçi.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të të ndjerës në rrjetet sociale. E ndjera iku nga kjo botë vetëm një ditë pas ditëlindjes së bashkëshortit të saj, Ademit, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2018.
Familjarë të shumtë e kanë ngushëlluar edhe të birin Shqiptar Demaçi.
Një prej tyre është edhe kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha. “Ngushëllime Shqiptar! U prehtë në paqe”, ka shkruar Hoxha në profilin e Demaçit.
Atë e kanë ngushëlluar edhe mjekë e kolegë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku punon edhe Demaçi si kirurg në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.