Vdes personi që gjendej në automjetin e përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ka humbur jetë një person në automjetin e përfshirë nga zjarri në hapsirën e një pike karburanti në fshatin Babush.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova. tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se një person ka humbur jetë që ishte brenda në automjet. Teksa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marrë lëndime trupore.

”Sot, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në hapësirën e një pike karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhetareve me targa vendore është perfshirë nga flaka”, është shprehur Veseli.

”Për pasojë një person ka hunbur jetën që ishte në automjet. Ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekesor”.

“Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet. Për informata shtesë don të informoheni me kohë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img