Vdesin tetë minatorë në minierën e Sokobanjës në Serbi 

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Tetë minatorë kanë vdekur dhe  18 janë lënduar, si pasojë e shembjes së një grope në minierën e qymyrit “Soko” afër Sokobanjës në Serbinë lindore, ka thënë  Ministria e Minierës dhe Energjetikës në këtë shtet.

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Aleksinac, Rodolub Zhivadinoviq, i cili ka thënë se disa qendra përreth kanë dërguar të gjitha ekipet e tyre për ndihmë, ndërsa disa nga të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Aleksinacit.

Zhivadinoviq ka thënë se ende nuk dihet sa minatorë kanë mbetur brenda.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Aleksinac, Goran Vidiq, ka deklaruar për RTS-në se në terren janë katër ekipe shëndetësore.

Ai ka thënë se ka qenë në kontakt me udhëheqësinë e minierës dhe se 49 minatorë kanë qenë në detyrë.

Miniera e Sokos është një kompani publike për nxjerrjen nëntokësore të qymyrit./REL/

 

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img