Vendimi i Supremes ia siguron Duda Baljes sërish ulësen në Kuvend – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Vendimi i Supremes ia siguron Duda Baljes sërish ulësen në Kuvend

vendimi-i-supremes-ia-siguron-duda-baljes-serish-ulesen-ne-kuvend

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Adriana Hoxhiq e paraqitur kundër vendimit plotësues të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Adrijana Hoxhiq, udhëheqësja e subjektit politik boshnjak “Komuniteti i Bashkuar”, i është drejtuar Gjykatës Supreme për të kundërshtuar një vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ia anuloi mbi 4.200 vota, që i kishte siguruar në komunat e banuara me shumicë serbe.

Në njoftimin për media thuhet se me aktgjykimin AA.nr.29/2021 është vendosur që kjo ankesë të refuzohet si e pabazuar.

Kësisoj Adrijana Hoxhiq do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës.

Në vend të Adrijana Hoxhiq, ulësen do ta fitojë Socialdemokratska Unija, me kandidaten Duda Balje, si më e votuara në radhët e këtij subjekti.

Të ngjajshme

Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, reagon Ismet Beqiri

albswiss.com

Enver Hoxhaj tregon se çka u bisedua në takimin e sotëm, çfarë iu kërkua nga Kurti dhe Osmani?

albswiss.com

Punësimet familjare, kështu arsyetohet VV-ja

albswiss.com