Vendimi për paraburgim për kryetarin e Kllokotit, vjen reagimi i ashpër i Serbisë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Vendimi për paraburgim për kryetarin e Kllokotit, vjen reagimi i ashpër i Serbisë

vendimi-per-paraburgim-per-kryetarin-e-kllokotit,-vjen-reagimi-i-ashper-i-serbise

Vjen qëndrimi zyrtar nga Serbia pas vendimit për paraburgim të kryetarit të Kllokoqit.

E ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë ka bërë një reagim pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për përcaktim të masës së paraburgimit ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq.

Nga e njëjta zyrë kanë pretenduar se përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë nëpër institucione po diskreditohen nga Kosova, duke u, siç aludojnë ata, persekutuar nga shteti. Këto deklarime ata i kanë bërë nëpërmjet një komunikate drejtuar medieve serbe, përcjell Gazeta Express.

“Është e qartë se institucionet vetëqeverisëse në Prishtinë po shtypin përfaqësuesit e serbëve në Kosovë dhe po përpiqen t’i diskreditojnë ata me procese manipulimi. Bëhet fjalë për persekutimin politik të Dejanoviç, vendim ky i cili synon kriminalizimin e përfaqësuesve politikë të serbëve dhe hijezimin e mbështetjes madhështore të Listës Serbe, për të cilën 96.14 përqind e qytetarëve në zonat serbe në Kosovë votuan në zgjedhjet e mëparshme”, thuhet në reagim.

Kësisoj, ata kanë insistuar në termin “persekutim”, duke kërkuar vëmendjen e faktorit ndërkombëtar.

“Zyra për Kosovën e qeverisë Serbe u bën thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë të ndalojnë persekutimin politik të përfaqësuesve serbë në Kosovë dhe thekson se asnjë gjykim i organizuar kundër Bozhidar Dejanoviq që synon diskreditimin e tij do të zvogëlojë besimin se Lista Serbe gëzon në mesin e qytetarëve”, thuhet tutje në reagim.

Gjykata Themelore e Prishtinës të shtunën i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj Dejanoviqit, nën dyshimin për manipulim me vota. Një gjë e tillë u bë me dije nëpërmjet një komunikate të lëshuar për medie nga kjo gjykatë.

“Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.D. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve nga neni 210 të KPK-së”, thuhet në njoftim.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.D në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Kllokotit, ka kanosur seriozisht punëtorët e komunës së Kllokotit dhe qytetarët e kësaj komune, duke ndikuar në vullnetin e tyre që të votojnë në mënyrë të caktuar, për një subjekt të caktuar politik dhe për kandidatë të caktuar”, precizohet më tej.

Të ngjajshme

Nis seanca për zgjedhjen e Presidentit

albswiss.com

Abdixhiku e uron Konjufcën, ka këshilla për Albin Kurtin

albswiss.com

Spitalet e Kosovës mbushen me pacientë me COVID-19

albswiss.com