Vetëvendosje dërgon katër rekomandime në ZRRE, propozon blloqe të reja tarifore

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka njoftuar se kjo parti ka dërguar rekomandimet e veta në ZRRE.

“Po flasim për një problem me të cilin po përballen të gjitha shtetet, e edhe Republika jonë. Kemi ardhur me rekomandime për ZRRE-në. ZRRE-ja ka publikuar 2 dokumente që janë të hapura për konsultime deri sot në orën 16:00”, u shpreh ajo.

LVV me këtë rast ka bërë propozimin e një strukture të re tarifore.

“Blloku i parë tarifor deri në 800 kilovat i cili mbulohet nga prodhime i KEK-ut të mos ketë shtrenjtim të rrymës. Këtu përfshihet edhe subvencionimi i Qeverisë. Ky bllok tarifor përbën 63% të amvisërive në gjithë territorin e Kosovës. Blloku i dytë tarifor nga 800 deri 1400 kilovat të ketë një rritje e cila do të përcaktohet nga subvencioni i Qeverisë dhe llogaritjet e ZRRE-së që përfshinë mbi 23% të amvisërive. Ne propozojmë edhe bllokun e tretë tarifor që do të përfshinte konsumatorët që shpenzojnë mbi 1400 kilovat”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje ajo dha katër rekomandime:

1. Të përfshinë ndikimin pozitiv që shkaktohet nga rikthimi i bllok-tarifave progresive në reduktimin e kërkesës për energji elektrike për vitin 2022.

2. Duke marrë parasysh situatën e rënduar ekonomike të qytetarëve dhe krizën energjetike në tregjet ndërkombëtare të konsiderojë reduktimet e investimeve kapitale përgjatë vitit 2022 në rrjetin e distribucionit sipas modelit që tashmë e zbaton Republika e Shqipërisë.

3. Duke pasur parasysh që zvogëlimi i humbjeve ka ndikim direkt në zbritjen të çmimit të energjisë elektrike kërkojmë nga ZRRE-ja që ta prezantojë një plan konkret që të parandalojë këtë dukuri negative dhe ndikimin pozitiv që do të arrihet në rastin e zvogëlimit të humbjeve komerciale përfshirë këtu edhe kuadër shqyrtimit të jashtëzakonshëm tarifor.

4. Duke marrë parasysh faktin që agjencitë e specializuara kanë parashikuar zbritje të çmimit të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar që nga pranvera e këtij viti kërkojmë nga ZRRE-ja që të konsiderojë një skenar pozitiv të çmimit të energjisë që do të blihen nga importi gjatë llogaritjes të të hyrave të jashtëzakonshme”.

Sot, edhe Lidhja Demokratike ka dërguar në ZRRE rekomandimet e veta ndërsa Partia Demokratike jo, derisa ka shtuar se përgjegjëse për këtë problematikë do të mbetet Qeveria e Albin Kurtit.

Kusari Lila po ashtu ka kërkuar nga ZRRE-ja të gjejë një skenar sa më të përshtatshëm për qytetarët e Kosovës.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur seancë sot, ku bordi i këtij institucioni miratoi Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike për vitin 2022.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img