9.3 C
Geneva
Friday, April 19, 2024

Visar Ymeri skeptik për zotimet e VV-së për skemat sociale: Nuk kanë treguar si do të realizohen

Ymeri skeptik për zotimet e VV-së për skemat sociale: Nuk kanë treguar si do të realizohen.

Ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës elektorale ka dhënë shumë zotime për skemat sociale, por nuk ka treguar se si do të realizohen e financohen ato.

Ymeri tha se Qeveria e ardhshme duhet të përqendrohet në zvogëlimin e hendekut në mes të varfërve dhe të pasurve, në procesin më të mirë të rishpërndarjes se pasurisë, në krijimin e kushteve më të mira të punëtorëve në Kosovë dhe se duhet të fokusohet në krijimin e më shumë vendeve të punës.

“Këto janë katër pika të transformimit shoqëror që duhet t’i bëjë Lëvizja Vetëvendosje. Nëse nuk i bën mendoj se do të dështojë në realizimin e premtimeve të veta. Fatkeqësisht, deri tani nuk kam parë që Lëvizja Vetëvendosje ka treguar sesi do të financohen këto skema, pra i ka dhënë si zotime, premtime të fushatës, por nuk kanë treguar saktë si do të realizohen këto. Mendoj që nuk kemi ndonjë analizë, të paktën të efekteve që këto do t’i arrijnë. Pra, si premtime janë shumë të mira nëse realizohen dhe kur realizohen pastaj do ta shohim cili është efekti real në terren”.

Ish-deputeti i Kosovës thotë se deri më tani nuk ka pasur ide transformative të ekonomisë nga asnjë parti politike.

“Deri tani nuk kemi parë se ka pasë një ide transformative të ekonomisë, fatkeqësisht as nga VV-ja në 50 ditë e qeverisjes. Gjithsesi, nuk mund ta gjykojmë se ka qenë shumë shkurt dhe nuk mund të flasim shumë për atë periudhë, por mendoj që tashmë meqenëse nuk ka nevojë për koalicion me një parti tjetër, VV-ja mund ta bëjë qeverinë e vetme në bashkëpunim me përfaqësuesit e komuniteteve jo serbe, atëherë e ka më të lehtë të qeverisë, sipas idesë origjinale të saj dhe nëse këtë nuk e bën VV-ja, mendoj se e humb një shans të rëndësishme për t’i ndërmarr disa veprime që do të na transformonin si ekonomi dhe rrjedhimisht edhe si shoqëri”, tha Ymeri në një intervistë për EO.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img