9.5 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Vizita në Prishtinë dhe Beograd, Lajçak informon ambasadorët e BE-së

Lajçak do të zhvilloj një vizitë në Prishtinë dhe Beograd.

I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka raportuar për takimet që ka pasë në Prishtinë dhe Beograd para ambasadorëve të BE-së.

“Këtë mëngjes, unë iu adresova ambasadorëve të BE-së në Komitetin për Politikë dhe Siguri rreth vizitës sime të fundit në Ballkanin Perëndimor – takimet e mia, përshtypjet e mia dhe udhën që kemi përpara në dialogun Beograd-Prishtinë dhe partneritetin BE-Ballkan Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në Tsëitter, njofton Klan Kosova.

Lajçak erdhi në Kosovë më 1 mars dhe pati disa takime të ndara me udhëheqësit kosovarë për tri ditë radhazi. Vizitën e tij zyrtare e vazhdoi më pas në Beograd.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img