Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
328 delegatë në Kuvendin e sotëm zgjedhor pritet të vendosin për të parin e partisë.
Këtë pozitë po pretendojnë ta marrin Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri ose Besian Mustafa si tri kandidaturat zyrtare për kryetar.
Ndryshe kjo është hera e parë që në kuti gjenden tre emra kandidues dhe kësisoj rezultati në zgjedhjet e brendshme të LDK-së do të jetë mjaftë befasues.