19.6 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Haradinaj ka një kërkesë për policinë

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Haradinaj kërkon zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjarët e të vrarëve në ngjarjen makabre që ndodhi mbrëmë në Gllogjan të Deçanit.

Haradinaj ka apeluar tek organet e rendit që sa më shpejtë të zbulojnë autorët.

“Rasti i mbrëmshëm në Gllogjan na ka tronditur thellësisht të gjithëve. Familjarëve të të vrarëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, bashkëndjejmë me ta në këtë situatë tejet të rëndë! Apeloj tek organet e rendit që në kohë sa më të shpejtë të zbulojnë sa më parë autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor!”, ka shkruar Haradinaj në një postim në “Facebook”.

Mbrëmë në Gllogjan ka ndodhur një vrasje e trefishtë. Një autobus i cili po barte nxënës nga Gjakova për në Deçan është sulmuar me breshëri plumbash ku kanë ndërruar jetë tre persona.

Shoferi i autobusit ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy nxënës nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra dhe ndërruan jetë në spital. Një nxënës tjetër po trajtohet në spital pasi mbeti i plagosur.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img