13.3 C
Geneva
Tuesday, April 23, 2024

Vuçiq: Serbia e gatshme për kompromis me Kosovën

Aleksandar Vuçiq: Serbia e gatshme për kompromis me Kosovën.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia është e gatshme për kompromis, në zgjidhjen e çështjeve rajonale, përfshirë dialogun me Kosovën.

Këto deklarata Aleksandar Vuçiq i dha pas një bisede që pati me shefen e zyrës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, Marie Yamashit, përcjellë Klan Kosova.

Sipas mediave serbe, mes tjerash Vuçiq ka pohuar se Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon.

”Puna e Zyrës së saj është shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh se është një lidhje me Misionin e OKB-së në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se Serbia i kushton një rëndësi të madhe punës së UNMIK-ut.

”Bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga 1999, është garantuesi i statusit të neutralitetit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiq.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img