4.2 C
Geneva
Friday, April 11, 2025

Vulin: Serbia do të punojë në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Vulin thotë se Serbia do të punojë në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se se vendi i tij do të punojë në mënyrë active për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Këto komente ai I bëri pas një takimi që pati me ambasadorin e Japonisë, në Beograd, Takahiko Katsumata.
Sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme e Serbisë, ai falënderoi Japoninë për abstenimin e saj gjatë votimit të fundit.

Në takim u diskutuan modalitetet e bashkëpunimit policor midis dy vendeve në fushën e krimit të teknologjisë së lartë dhe trajnimeve të përbashkëta në këtë fushë.

Ambasadori Katsumata theksoi se siguria e pronës dhe qytetarëve ka një rëndësi të madhe për arritjen e investimeve të huaja në një vend.

Sipas tij, Serbia ka treguar se është një vend i qëndrueshëm dhe i sigurt, prandaj, ndër të gjitha arsyet e tjera, investimet në rritje nga investitorët japonezë mund të priten në periudhën e ardhshme.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img