LDK ende nuk ka vendosur për votën ndaj Vjosa Osmanit presidente.
Kryetari i komunës së Vushtrrisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës njëkohësisht anëtar i kryesisë ,Xhafer Tahiri, në “Debat Plus” sonte ka thënë se votuesit e LDK-së në këto zgjedhje kanë braktisur këtë parti dhe kanë votuar Listën Guxo të Vjosa Osmanit.
I pyetur se a do të votoj Lidhja Demokratike e Kosovës Vjosa Osmanin për presidente, Xhaferi tha se do të vendoset bashkërisht me kryesinë.
“LDK siç e keni parë në deklarimet e tona do te jetë një opozitë konstruktive,votimi për presidentin nuk është një çështje e thjeshtë me një përgjigje po ose jo. LDK në radhë të parë nuk do të përsëris gabimet e kaluara dhe gabimi themelor ka qenë mos dëgjimi i qytetarëve, gabimi i mosdëgjimit të anëtarësisë së saj, sot kemi një vendimmarrje ndryshe. LDK po vepron ndryshe nga e kaluara. Nëse ky zë do të vij dhe do të prezentohet në kryesinë e LDK-së se është pro votës Osmanit pa dyshim që vendimi i kryesisë do të jetë në harmoni me zërin që do ta japin votuesit e LDK-së”, tha ai, , shkruan IndeksOnline
Tahiri konfirmoj se në kryesi do të votoj pro Vjosa Osmanit për presidente.
“Nuk kam drejtë vote në Kuvend por në kryesinë e LDK pa dyshim vota ime do të jetë kontruktive për themelimin e institucioneve, vota ime do të jetë në harmoni me qytetarët e Kosovës dhe padyshim që do të jetë pozitiv për t’u përzgjedhur Osmani presidente pasi thash që LDK-ja nuk do të bëj gabimet e kaluara.
LDK nuk duhet të votë kundër Vjosa Osmanit për presidente”, tha ai.