Xhavit Haliti: E votova Konjufcën për pikë t’qefit

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Haliti: E votova Konjufcën për pikë t’qefit, s’kemi pse bëjmë filma.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë për Gazetën Express se “për pikë të qefit” e ka votuar Glauk Konjufcën për kryeparlamentar.

Haliti tha se Konjufcën e ka votuar populli dhe se s’ka nevojë të bëhen filma.

“Për pikë t’qefit. Atë e ka votuar populli. S’kemi pse të bëjmë filma”, tha Haliti për Express.

Me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit.

Deputetët tjerë të partive opozitare votuan kundër propozimit të Lëvizjes Vetëvendosjes, përveç Xhavit Halitit nga Partia Demokratike e Kosovës.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img