Zëdhënësja e PSD-së: S’ka fletarrest për Molliqajn, arrestimi i kundërligjshëm

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kuçi: S’ka fletarrest për Molliqajn, arrestimi i kundërligjshëm.

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka folur për arrestimin e kreut të kësaj partie, Dardan Molliqaj, nga Policia e Kosovës përpara studiove të një televizioni në vend.

Kuçi për Klankosova.tv tha se arrestimi i tij është i kundërligjshëm, ku tha se u është konfirmuar që s’ka fletarrest për Dardan Molliqajn.

“Dardani, që dy ditë ka qenë në zyrat e PSD-së, ka qenë sot në takime dhe vende të tjera. Pra, është e kundërligjshme sepse s’ka flet-arrest për të, këtë sapo na konfirmoi që s’ka fletarrest”.

“Arrestimin kanë mundur ta bëjnë nëpër rrugët e Prishtinës, lokalet a zyrat, por ky është arrestim politik sepse kanë dashur ta ndalin fjalën e lirë që ai ka dashur ta thotë”, është shprehur Kuçi për Klankosova.

Kujtojmë se pak minuta më parë, kreu i PSD-së është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, në protestën e mbajtur më 29 janar nga PSD.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img