33.9 C
Geneva
Saturday, June 21, 2025

Zëri i viktimave të Kosovës në Kopshtin e të zhdukurve me dhunë në Gjenevë

- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në kuadër të 24 vjetorit të krijumit të saj, Shoqata “Kopshti i të Zhdukurve”, në bashkpunim me « Rrethin shqiptaro-mejrinas » dhe « Kolektivin feminist » në komunën Meyrin të kantonit të Gjenevës dhe me mbështetjen e shkëlqyer të Shërbimit kulturor të qytetit Meyrin, ju ftojnë në kuadër në shfaqjen e filmit zvicerano-kosovar « Zgjoi » nga Blerta Basholli,

të shtunën më 12 tetor në orën 19:00 në Aula de l’École des Boudines 10, rue des Boudines në Meyrin.

Shfaqjes do t’i paraprijë një ceremoni në « Kopshtin e të zhdukurve » në orën 17:00, e më pas do të takohemi me Fahrije Hotin, historia e vërtetë e së cilës frymëzoi filmin « Zgjoi » dhe me Agron Limanin, që të dy viktima të zhdukjes me forcë në Kosovë.

Për të kuptuar më mirë situatën e zhdukjeve të dhunshme në Kosovë dhe për të takuar familjet e të zhdukurve si dhe shoqatat e viktimave të zhdukjes me forcë, komiteti i shoqatës “Kopshti i të Zhdukurve”, kishte vizituar këtë vit, nga data 8 deri më 12 maj. , në Kosovë.
Gjatë këtij udhëtimi mjaft tërheqës, delegacioni kishte vizituar vendet të ndryshme përkujtiomore në Kosovë. Në Krushë, delegacioni i « Kopshtit të të zhdukurve » vizitoi kooperativën bujqësore “Krusha” të Fahrije Hotit e cila sot ka rreth njëqind punëtorë dhe me kënaqësi tani kjo shoqatë e mirëpret atë këtë të shtune më 12 tetor në Meyrin.

Me qëllim që zëri i viktimave të Kosovës të cilët ende kërkojnë të dijnë për fatin e më të dashurve të tyre të zhdukur me dhunë nga regjimi shfarosës i Serbisë, të gjithë ju, më së paku sot, me praninë e juaj mundë t’i jepni fuqi këtij zëri e të kërkojmë që liria e Kosovës të jetë e plotë.

Paraprakisht ne ju faleminderojmë në emër të shoqatës «  Kopshti i të zhdukurve », «  Rrethit shqiptaro-mejrinas » dhe « Kolektivit feminist » të komunës së Meyrin-it.

Mirë se vini!

Njoftimin na e bënë të ditur përmes rrjetit të saj social Mirishahe Limani Hiler.

Të Fundit
Postimet më të lexuarat
- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img