Zgjedhja e kryetarit, LDK-ja futë në kryesi këta emra

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur të dielën kryetarin e ri të partisë

Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, Lumir Abdixhikut, LDK-ja pritet të zgjedhë edhe Kryesinë e re.

Siç mëson T7, Haziri, Quni, Muhaxheri, Ahmeti, Shala e Tahiri janë vetëm disa emrat e kryesisë së re.

Disa nga figurat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që qysh nga dita e parë po e shoqërojnë kryetarin e ri, pritet që të jenë pjesë e ekipit së tij.

Lutfi Haziri, Kujtim Shala, Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti e Xhafer Tahiri janë vetëm disa nga emrat e kryesisë së re të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërsa, është përmendur, edhe emri i Besian Mustafës që ishte kundërkandidat i Abdixhikut.
E ky i fundit nuk e pohon e as mohon, këtë gjë.

Emrat e përmendur, u panë edhe një ditë më parë në selinë e partisë, ku zhvilluan një takim me të parin e partisë.
Se do ndërtojë ekipin brenda kësaj jave e para takimit me Albin Kurtin e Vjosa Osmani, e konfirmon vetë Abdixhiku.
Por për të marrë një konfirmim më konkret në lidhje me këta emra.

Por teksa televizoni qëndroi aty, nuk pati lëvizje të zyrtarëve të partisë.

LDK të dielën mbajti Kuvendin e ri për zgjedhjen e kryetarit.
Në këtë kuvend u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të Këshillit të Përgjithshëm.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img