9.5 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Zjarr në një objekt banesor në Prishtinë

Policia e ka konfirmuar rastin.

Një incident zjarri ka ndodhur pak më parë në një objekt banesor në kryeqytet.

Nga ky incident zjarri nuk raportohet të ketë pasur persona të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se incidenti i zjarrit u raportua të ketë ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’.

“Sot rreth orës 19:30, është pranuar informata për një incident zjarri (janë djegur njësorët e rrymës) në një objekt banesor në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë”, tha ajo.

Ahmeti theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë dhe të zjarrfikësve të cilët edhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, shtoi Ahmeti.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img