Zvicra dhe Kosova luajnë baras, “Dardanët” vlerësohen për paraqitje të mirë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zvicra dhe Kosova kanë luajtur baras me rezultat 1:1, në ndeshjen miqësore, të  zhvilluar në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih. 

Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse “Dardanët” kaluan në epërsi të parët gjatë pjesës së dytë. Ishte Milot Rashica që shënoi në minutën e 52-të, pas një gabimi të Steven Zuberit.

Një gabim në minutën e 61-të erdhi edhe nga portieri Aro Muric, i cili bëri një dalje të gabuar. Pas kësaj përfituan vendasit, që shënuan golin e barazimit përmes Jordan Lotombas.

Gazeta “Blick” ka shkruar se Kosova e vuri në siklet Zvicrën. “Zvicra luftoi për një kohë të gjatë dhe nuk kishte përgjigje për mysafirët e disiplinuar. Sonte ishte një ndeshje për t’u harruar nga “Helvetikët””, ka shkruar “Blick”.

Ndryshe, Alain Giresse e ka nisur mbarë me Kosovën pasi në dy ndeshjet e para regjistroi rezultate pozitive. Kosova më 24 mars fitoi 5:0 ndaj Burkina Fasos, teksa sonte me fuqinë e 14-të botërore luajti baras.

 

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img