fbpx
-5.7 C
Geneva
Saturday, November 30, 2024

Zyrtare: Meliza Haradinaj-Stublla mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës

Meliza Haradinaj-Stublla mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës.

Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Kjo u bë e ditur pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).

Haradinaj-Stublla mbeti jashtë Kuvendit për shkak të vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për rinumërim të votave me kusht në të gjitha komunat e Kosovës dhe të votave nga diaspora për deputetët e AAK-së.

Kjo pasi Flortentina Gjergjaj nga ky subjekt kishte paraqitur ankesë në PZAP për rinumërim të votave të saj dhe të Haradinaj-Stubllës.

“Apeli Anr.581-2021, i paraqitur nga Florentina Gjergjaj kandidate për deputete e AAK, është pranuar dhe është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që të rinumëron fletëvotimet me kusht në të gjitha Komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, vetëm sa i përket kandidateve nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, thuhet në vendimin e PZAP-it.

Në vend të Haradinaj-Stubllës tani ka hyrë Albana Bytyqi me 4,420.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img