Zyrtarët policorë pengohen nga dy automjete civile pa targa në veri të Mitrovicës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Incident në veri të Mitrovicës, zyrtarët policorë pengohen nga dy automjete civile pa targa.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e mbrëmjes në afërsi të liqenit të Ujmanit në veri të Mitrovicës, zyrtarët policorë të kufirit kanë vërejtur një kamion i cili dyshohej për kontrabandim mallrash.

Gjatë tentimit për ta ndaluar të njëjtin, zyrtarët policorë janë penguar nga dy automjete civile pa targa.

“Dy automjetet civile, me lëvizjet e tyre dhe krijimin e pengesave në rrugë, kanë penguar zyrtarët policorë duke iu pamundësuar ndaljen e kamionit i cili dyshohej për kontrabandë mallrash”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje u tha se lidhur me këtë rast janë alarmuar edhe njësitet e tjera relevante policore, të cilët kanë asistuar zyrtarët kufitar, për hetim dhe kërkim të personave dhe automjeteve të dyshuara.

“Policia e Kosovës vazhdon angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në zbatim të ligjit dhe parandalimit të veprimtarive kriminale”.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img