Zyrtari amerikan: Vuçiqi po ndërton Serbinë e Madhe – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Zyrtari amerikan: Vuçiqi po ndërton Serbinë e Madhe

zyrtari-amerikan:-vuciqi-po-nderton-serbine-e-madhe

Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Uashington, dhe njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkan, Daniel Server, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke kryer fushatë në Malin e Zi, BeH dhe në Kosovë po përpiqet që de facto të ndërtojë një Serbi të Madhe, raporton Tanjug.

Duke iu përgjigjur pyetjes “nëse rezultati i zgjedhjeve në Nikshiq do të inkurajojë presidentin e Serbisë që të vazhdojë të përfshihet në ngjarjet në Malin e Zi, Server ka thënë për “Zërin e Amerikës” se Vuçiq beson se ai po kryen një fushatë shumë të suksesshme në Malin e Zi, si edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë.

“Vuçiç po përpiqet të ndërtojë një Serbi të Madhe, të cilën e dëshironin Milloseviqi dhe Dobrica Qosiqi. Ky është një program serb, i modernizuar për Ballkanin e sotëm”, ka thënë Server.

Në pyetje a e sheh ende ndikimin e fortë të Kishës Ortodokse Serbe në skenën politike, Server u përgjigj se ai mendon se ndikimi i Kishës Ortodokse Serbe është mjaft i fortë.

“Dhe ajo nuk turpërohet nga kjo. Është e përfshirë në mënyrë të qartë. Definitivishtë është në njërën anë të ekuacionit politik”, ka thënë Daniel Server./Insajderi.org.

Të ngjajshme

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllime për vdekjen e Luran Ahmetit

albswiss.com

Baza ushtarake e FSK’së në Mitrovicë, flasin nga NATO-ja dhe BE

albswiss.com

Hashim Thaçi para pesë vjetësh u zgjodh president i Kosovës

albswiss.com