10 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar nga Serbia – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

10 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar nga Serbia

10-mije-qytetare-te-kosoves-jane-vaksinuar-nga-serbia

Kryetari i Graçanicës thotë se 10 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar nga Serbia.

Kryetari i Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, tha se numri i njerëzve që vuajnë nga koronavirusi po rritet çdo ditë. Ai u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të aplikojnë për vaksinim.

Ai për RTV Gračanica tha se deri më tani 10 mijë qytetarë nga Kosova janë viksinuar kundër Covid-19 në pikat e kontrollit në Bujanovac, Rashkë dhe Kursumlija.

“Të gjithë udhëheqësit e Komunës së Graçanicës dhe Lista Serbe kanë treguar se sa e rëndësishme është që çdo qytetar të marrë vaksinën. Unë jam i kënaqur me faktin se një numër i madh i njerëzve janë vaksinuar, dhe unë dua të inkurajoj të gjithë banorët e Graçanicës që të vaksinohen, sepse kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur veten dhe familjen.

Vetë procesi i vaksinimit është i organizuar shumë mirë në Kursumlija. Shteti i Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq siguruan një numër të mjaftueshëm të vaksinave“, tha Popoviq.

Të ngjajshme

Cramon jep lajmin e madh: Shpresoj që liberalizmi i vizave për Kosovën të mbyllet deri në fund të vitit

albswiss.com

Ish-deputetit i LDK-së ankohet pasi PZAP-ja ia refuzoi ankesën për vjedhje të votave

albswiss.com

Vdes avokati i njohur kosovar

albswiss.com