13.7 C
Geneva
Thursday, April 18, 2024

10 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

54 pacientë duke u trajtuar në spitalin e Pejës – 10 në gjendje të rëndë.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar aktualisht 54 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, dy pacientë janë në Respirator (CPAP), 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa një pacient është shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njofton Klan Kosova.

“Përndryshe gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 625 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 49 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”.

“12 lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 6 lindje normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 13 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake”.

“482 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,149 analiza, ndërsa janë kryer 15 operacione”.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img