56 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje më të rëndë
56 pacientë të infektuar me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës. 37 prej tyre janë në oksigjenoterapi dhe 2 janë në CPAP.
Nga spitali kanë njoftuar se 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 56 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 37 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 2 Pacientë janë në CPAP, ndërsa nga këta 10 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në spitalin e Pejës.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 248 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.