fbpx
17.8 C
Geneva
Tuesday, October 1, 2024

23 vjet nga rënia heroike e Jasharajve, “Shkëmbi” lartëson figurën e Adem Jasharit në majën e Korabit

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Shkëmbi”, ka lartësuar sot për nder të 23 vjetorit të Epopesë së Jasharajve, figurën e Komandantit Adem Jashari në kulmin ballkanik, majën e Korabit 2764m/lmd në kushte dimërore duke gjarpëruar shtegun fshati në Maje.

“Sot në 23 vjetorin e Epopesë së Jasharve,lartësuam Komandantin Adem Jashari në Majën më të lartë të trojeve tona, atë të Korabit 2764m/lmd. Sakrifica juaj është liria e jonë!”, thuhet në postimin e Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Shkëmbi”.

Ndryshe, në 23-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, edhe Qeveria e Kosovës dhe më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Ky manifestim tradicional mbahet në cdo përvjetor.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img