31 ankesa në PZAP për rezultatin e zgjedhjeve – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

31 ankesa në PZAP për rezultatin e zgjedhjeve

31-ankesa-ne-pzap-per-rezultatin-e-zgjedhjeve

Sot përfundon afati kur subjektet politike dhe kandidatët për deputetë mund të dorëzojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me rezultatin përfundimtar nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Deri në këtë orë, në PZAP janë paraqitur 31 apele nga kandidatët e subjekteve politike, ka thënë kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.

“Apelet janë paraqitur kundër këtyre rezultateve për shkak të mospërputhjes së rezultateve: Parregullsi në plotësimin e FPR-së, gabime në FPR, parregullsi gjatë numërimit me kusht, mungesa e votave, bartja e votave në një kandidat tjetër, etj”, i tha Desku Kohës.

Afati për paraqitjen e apeleve kundër rezultateve të zgjedhjeve është 24 orë që nga momenti i shpalljes së tyre, ndërsa PZAP merr vendim lidhur me to brenda 72 orëve.

Në bazë të rezultateve përfundimtare, VV ja është partia e parë me 49.95 për qind, e pasuar nga PDK-së, me 16.9 për qind, LDK-ja me 12.64 për qind, AAK 7.078 për qind.

Të ngjajshme

Udhëkryqi i LDK-së

albswiss.com

Dastid Pallaska ironizon me Kurtin: E ka marrë vaksinën s’e ka problem

albswiss.com

Kusari-Lila: Kemi konfirmimin e 80 deputetëve se do të marrin pjesë në seancën për votimin e presidentit

albswiss.com