500 kilogram drogë kapen në Maqedoni, për transport u morën vesh në Kosovë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

500 kilogram drogë kapen në Maqedoni, për transport u morën vesh në Kosovë

500-kilogram-droge-kapen-ne-maqedoni,-per-transport-u-moren-vesh-ne-kosove

Kapet 500 kg drogë në Maqedoni.

Policia në Maqedoninë e Veriut tha sot se kanë goditur një rrjet ndërkombëtar të kontrabandistëve të drogës, në dy operacione të ndara, duke kapur mbi 500 kilogramë marihuanë dhe arrestuar tre persona.

Në rastin e parë, është zbuluar se skema e transportit ka qenë Kosovë, Maqedoni dhe Greqi. Destinacioni përfundimtar i 424 kilogramëve marihuanë ka qenë Turqia.

Analiza e MPB-së ka treguar se nëse droga do të arrinte në Turqi, çmimi i saj në tregun e drogës, do të arrinte 1 milion euro.

Një 47-vjeçar nga Shkupi është ndaluar për organizimin e transportit në vendkalimin kufitar me Greqinë ku i është marrë telefoni. Për ta organizuar transportin e drogës, para arrestimit ka qenë në Kosovë për t’i dakorduar detajet.

Policia ka ndërprerë edhe një përpjekje tjetër për të kontrabanduar marijuanë në Greqi. Në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Armatën, në një fshat afër kufirit me Greqinë, janë arrestuar dy persona ndërsa u janë gjetur 93 kilogramë kanabis. Para se të ndaloheshin, ata janë përpjekur të ikin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Toni Angelovski, tha se gjatë ditës së sotme, kundër një personi nga Shkupi do të ngrihet padi penale dhe ai do të sillet para gjykatësit për procedurë paraprake, raporton Alsat M.

Të ngjajshme

U aksidentua para gjashtë ditësh, vdes në QKUK

albswiss.com

Bëhet pishman Markoviq, REL publikon bisedat ku thotë se e hoqën nga puna meqë s’e votoi Hoxhiqin

albswiss.com

Nga këto Komuna vijnë të infektuarit me koronavirus

albswiss.com