Ministrja Haxhiu kërkon që kriminelët në rastin e Gllogjanit duhet të përballen me drejtësinë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ministrja Haxhiu: Krim i rëndë mbi nxënësit, kriminelët duhet të përballen me drejtësinë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas krimit të sotëm në Gllogjan.

Haxhiu ka shkruar se ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët të përballen me drejtësisë.

“Krim i rëndë mbi nxënësit dhe qytetarët ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit.

Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjarët e viktimave dhe lutemi për shëndetin e personave të plagosur. Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet. Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Haxhiu.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img