Shqyhet flamuri serb në Tiranë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Spidermani” në Tiranë, ngjitet në shtyllë dhe e shqyen flamurin serb.

Një incident tjetër është shënuar në protestën kundër Ballkanit të Hapur të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Pas djegies së flamurit të Serbisë nga një grup protestuesish, një i ri nuk është mjaftuar me kaq. Ai është ngjitur në një shtyllë ndriçimi për të grisur flamurin serb.

Në një moment i riu varet mbi flamur i cili griset dhe ai përfundon në tokë.

Nuk dihet nëse ky person ka pësuar dëmtime nga rënia nga lartësia, megjithatë ai është parë duke i ndihmuar nga disa të tjerë që të largohet nga aty.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img