Themelohet Këshilli Organizativ për shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka themeluar Këshilli Organizativ për shënimin e katërmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.

Sipas komunikatës për medie, në këtë këshillë bëjnë pjesë:

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesuese;

Përfaqësues, Ministria e Mbrojtjes, anëtar;

Përfaqësues, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar;

Përfaqësues, Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar dhe

Përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit, anëtar.

Në përbërje të Këshillit ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues edhe:

Përfaqësues, Zyra e Presidentes, anëtar;

Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar;

Përfaqësues, Komuna e Prishtinës, anëtar;

Kryetarët e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar;

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, anëtar dhe
Përfaqësues të OJQ-ve.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img