Kosova me njërën nga ushtritë më të dobëta në botë, ja cili shtet radhitet si më i dobët

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Është publikuar lista me ushtritë më të fuqishme në botë.

Forca e Sigurisë së Kosovës është radhitur e parafundit për kah fuqia në nivel botëror në indeksin vjetor të Global Fire Power.

Megjithatë, sipas këtij vlerësimi, ushtria e Kosovës ka lëvizur një pozitë më lart, meqë në vitin e kaluar ishte e fundit, shkruan lajmi.net.

“Për vitin 2022, Kosova është renditur në vendin e 139 nga 140 nga vendet e konsideruara për rishikimin vjetor të GFP-së. Vendi mban një rezultat PwrIndx* prej 13,9136 (një rezultat prej 0,0000 konsiderohet ‘i përsosur’). Kjo u përditësua për herë të fundit më 15/01/2022”, thuhet në sqarimin e GFP-së.

Butani është shteti i vetëm që është regjistruar si shteti me ushtri më të dobët sesa Kosova.

E para për kah fuqia është vlerësuar SHBA-ja, e cila pasohet nga Rusia, Kina, India dhe Japonia

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img