Policia del në terren, kontrollon orarin e gastronomisë dhe lëvizjes së lirë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia e Kosovës ka filluar zbatimin e masave anticovid.

Sipas disa pamjeve që kanë publikuar, pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë duke kontrolluar orarin e gastronomisë, qendrave tregtare dhe lëvizjen e qytetarëve.

Gastronomia sipas ligjit të ri ka të drejtë të punojë deri në ora 21:00 kurse në ora 22:00 fillon ora policore.

“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete policore në nivel vendi

Aktivitetet dhe kontrollet policore po vazhdojnë të realizohen në nivel vendi, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, sigurisë në trafik si dhe zbatimit të masave ndaj pandemisë COVID 19”, thuhet në njoftimin e Policisë. /ORAinfo/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img