E mitura lind fëmijë në Spitalin e Prizrenit.
Të premten është raportuar në polici se një vajzë nën moshën 16 vjeçare ka lindur një fëmijë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Policia në raportin 24 orësh njofton se rasti është në procedurë hetimore.
“Më 28.01.2022 është raportuar se në Spitalin Rajonal Prizren ka shkuar për lindje një femër nën moshë 16 vjeç. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.





