Haziri për takimet me Escobar e Lajçak: Pritet dinamizim i bisedimeve.
Gjatë ditës së sotme Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar janë takuar me partitë opozitare.
Një nga temat kryesore të këtyre takimeve ka qenë dialogu me Serbinë.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për këtë temë në “Context”, në ATV.
“Ne kemi dëgjuar qëndrimet e Lajcakut dhe Escobarit. Prezenca e z. Escobar i jep më shumë garanci Kosovës dhe një nga zotimet është që qeveria e SHBA-së të garantoj për mbarëvajtjen e procesit të dialogut”, tha Haziri në Context.
“Pritet një dinamizmi i bisedimeve i cili vjen pas një ngërçi disamujor. Takimet që janë zhvilluar këtë kohë kanë qenë për arritjen e marrëveshjes “ad-hock”. Deri më tash është lejuar një tolerancë për bisedime”, ka thënë Lutfi Haziri.





